A ka guxim Ahmet Isufi ta kërcënoj Hashim Thaçin sikur prokurorin Blakaj?

Aktuale

A ka guxim Ahmet Isufi ta kërcënoj Hashim Thaçin sikur prokurorin Blakaj?

Nga: N. Sh Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:29
Ahmet Isufi, Hashim Thaçi, Elez Blakaj

Ishte i pari kryeministri Ramush Haradinaj, që e quajti “hajn të pulave” ish-prokurorin special Elez Blakaj, kurse bashkëpartiaku i tij, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar ekstradimin e tij nga Amerika.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë thirrje që të ekstradohet në Kosovë, ish-prokurori Elez Blakaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rastit të veteranëve të rrejshëm, përkundër se kundër tij nuk rëndon ndonjë vendim gjykate apo hetim i hapur.

“Çdo shtet normal do ta kërkonte ekstradimin e atij prokurori. Për shkak se nuk e ka dërguar lëndën në gjykatë. Ka ikur dhe më pas i ka publikuar listat duke shkelur të drejtat e këtyre individëve”, ka thënë Isufi.

Por, presidenti Hashim Thaçi ndryshe nga kryeministri Ramush Haradinaj, mendon se numri i atyre që kapën armët në dorë në kuadër të UÇK-së s’mund të kalojë 15 mijëshin.

"Ne të gjithë duhet t’i inkurajojmë sistemin e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkoj deri në fund, me një transparencë dhe përgjegjësi të plotë, e vërteta është mese e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12, 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë, ndërsa, të tjerët janë vetëm mashtrime, prandaj këtij mashtrimi të madh me humbje të buxhetit të Republikës së Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vinë“, ka theksuar Thaçi.

E pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se, pret nga Ahmet Isufi dhe të tjerët që të kërcënojnë dhe sulmojnë presidentit Hashim Thaçi me të njëjtin zell dhe guxim sikur ndaj ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakajn.

Madje Miftaraj, thotë se Thaçi është në Kosovë dhe nuk ka nevojë për ekstradim nga SHBA-ja, sikurse ka kërkuar për Blakajn.

“Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën rajonale kundër korrupsion.

UÇK nuk ka pas më shumë se 12 deri 15 mijë ushtar, tjerat janë mashtrime dhe duhet hetuar dhe ndjekur.

Pres të vazhdoj praktika nga Ahmet Isufi dhe të tjerët që të kërcënojnë dhe sulmojnë Presidentin Thaçi me të njëjtin zell dhe guxim si ndaj prokurorit Blakaj.

P. s. Thaçi është në Kosove, nuk ka nevojë për ekstradim”, shkruan Miftaraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat