Mblidhet LDK-ja në Dragash: Kërkojnë zgjedhje për institucione legjitime!

Aktuale

Mblidhet LDK-ja në Dragash: Kërkojnë zgjedhje për institucione legjitime!

Nga: N.Sh Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:09
Foto nga Dragashi

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot u takua me strukturat e degës së Dragashit.

Në këtë takim, nga LDK-ja, ishin prezent Sekretari i Përgjithshëm Ismet Beqiri, deputetët Haxhi Avdyli, Driton Selmanaj, dhe Arban Abrashi.

Gjatë takimit të LDK-së me strukturat e saj në Dragash është kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mënyrë që të legjitimohen institucionet e vendit, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kryetari i Degës, z. Selim Kryeziu, e ka konsideruar këtë takim shumë të rëndësishëm për të diskutuar çështjet më me rëndësi për vendin tonë.

Z. Kryeziu ka theksuar mbështetjen e degës për të gjitha qëndrimet e LDK-së, por poashtu ka folur shkurt për zgjedhjet lokale dhe rezultatin e degës në Dragash.

Z. Ismet Beqiri, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, është shprehur i kënaqur me rezultatin e LDK-së në Dragash duke i njohur edhe specifikat e këtij vendi.

Ai ka folur gjithashtu për dialogun, kufijtë e vendit, formimin e Forcave të Armatosura, fryerjen e listës së veteranëve dhe të gjitha temat tjera të rëndësishme deri tash të njohura për opinionin.

z. Beqiri ka theksuar se tashmë LDK-ja si partia më e madhe në vend, është e gatshme për fitore, prandaj të gjitha sondazhet vendore dhe ndërkombëtare e nxjerrin LDK-në të parën në vend.

“LDK është unike dhe më e fortë se kurr”, ka thënë ndër të tjerash z. Beqiri.

Deputeti z. Haxhi Avdyli, ka cilësuar se LDK ka fituar në Dragash pavarësisht matematikave që janë bërë pas balotazhit në raundin e dytë.

Z. Avdyli ka folur edhe për këtë qeverisje të keqe dhe si deputet ka shprehur gatishmëri që vendi të shkoj në zgjedhje në mënyrë që të formohen institucione legjitime, Kuvendi t’i kthehet funksionalitetit dhe punës së tij, dhe vendi sa më shpejt të dal nga kjo bllokadë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Driton Selmanaj ka folur për ide të ndryshme brenda Grupit Parlamentar, por për një grup unik dhe të bashkuar për të gjitha qëndrimet e LDK-së.

Z. Arban Abrashi, ka folur për rrugët që LDK do t’i shfrytëzoj për ta rrëzuar qeverinë.

Ai poashtu ka thënë që e vetmja alternativë për qytetarët e Kosovës është LDK-ja.

Ndërsa, kryetari i FRLDK-së, deputeti z. Fidan Rekaliu ka folur për papunësinë e të rinjve si pasojë e një politike të keqe, por së bashku të punojmë që në programin e ardhshëm qeverisës t’i kemi prioritet problemet e të rinjve.

Të gjitha strukturat e degës në Dragash kërkuan mbështetje nga kryesia e LDK-së për shkak të specifikave që ka Dragashi dhe u paraqit nevoja për një koordinim më të mirë me qendrën në zgjedhjet e ardhshme.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat