Zbulohet data, ja kur do të takohen Thaçi dhe Vuçiq - Bota Sot
Zbulohet data, ja kur do të takohen Thaçi dhe Vuçiq

Aktuale

Zbulohet data, ja kur do të takohen Thaçi dhe Vuçiq

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:37
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Media serbe raporton se, Vuçiq ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.

Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...