Deputeti i LDK-së ia përmend Thaçit kapjet që janë bërë nga familjarët e tij

Aktuale

Deputeti i LDK-së ia përmend Thaçit kapjet që janë bërë nga familjarët e tij

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:03
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka kërkuar një bashkim të opozitës për të sjellë ndryshime të vërteta.

Ai përmes një postimi në Facebook ka përmendur arsyet pse duhet të bëhet një ndryshim të tilla, siç janë “në mënyrë që banda e Hashimit me Kadri e Ramush aty, me vazhdu me kapjen e privatizimin e çdo gjëje duke u shëndrru në skllavopronar të Kosovës e qytetarët në skllavë e shërbëtor në interes klanit e familjeve të tyre”

Postimi i plotë:

Kapja e KEK-ut nga kusheriri i Thaqit, sigurimeve nga vëllai i Thaqit, AKI, policisë, prokurorisë, spitaleve, ndermarjet publike etj ,nga dostat e Thaqit e Veselit e shtron nevojën si kurrë më parë të dialogut për një bashkim opozitar parazgjedhor për të sjell një NDRYSHIM të vertetë. Formula e çkapjes fillon aty, tjerat janë përralla me babadimër që na tregohen, në menyrë që banda e Hashimit me Kadri e Ramush aty, me vazhdu me kapjen e privatizimin e çdo gjëje duke u shëndrru në skllavopronar të Kosovës e qytetarët në skllavë e shërbëtor në interes klanit e familjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat