Prokurori i Speciales do të vizitojë Kosovën

Aktuale

Prokurori i Speciales do të vizitojë Kosovën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:31
Jack Smith

Prokurori i Specializuar e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

"Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, bëhet e ditur nga zyra për media e Dhomave të Specializuara. Megjithatë nga kjo zyrë nuk është bërë e ditur se kur Smith do të vijë në Kosovë.

Jack Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e filloi detyrën më 11 shtator.

 Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schëendiman  më herët edhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat