Vuçiq: I kam parë çfarë stërvitjesh bëjnë ushtarët e Kosovës dhe kë e kanë armikun e pëlqyer

Aktuale

Vuçiq: I kam parë çfarë stërvitjesh bëjnë ushtarët e Kosovës dhe kë e kanë armikun e pëlqyer

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:14
Ushtria e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar që të pajtohet me fjalinë se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “klinikisht i vdekur”.

Ai ka theksuar se është e pashmangshme që të bisedohet, por se duhet të dihet për çfarë.

Sipas tij, dje në Stamboll ka kërkuar që ceremoninë e hapjes së aeroportit më të madh në botë, të hiqet flamuri i Kosovës, gjë që sipas tij e kanë bërë organizatorët.

Vuçiq, duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit me serbët e Kosovës, ka thënë se dje i ka parë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin.

“Kam qëndruar larg tyre dikur shtatë metra. Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovës dhe kjo është bërë”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka folur me Thaçin dhe Pacollin.

Ai ka shfaqur shpresën se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë, sepse duhet të zhvillohen.

“Secila bisesë është më e mirë se konflikti. Për të biseduar, megjithatë, duhen së paku dy persona. Nuk kam asgjë që të jenë edhe tre. Por që të bisedojmë duhet ta dimë për çfarë po e bëjmë”, ka thënë presidenti serb.

Ai ka thënë se disa po e duan përshpejtimin e procesit rreth Ushtrisë së Kosovës.

“I kemi përcjellë se çfarë bëjnë në stërvitje, kë e kanë armikun e pëlqyer. Në çfarë stërvitjesh kanë insistuar. I kemi përcjellë edhe çfarë ka bërë Kroacia. Së shpejti edhe në Bosnje do të ketë ushtrime, një ose dy ditë para nesh”, ka thënë Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat