Haxhiu thotë se deklaratat e Molliqajt janë sulm ndaj qytetarëve

Aktuale

Haxhiu thotë se deklaratat e Molliqajt janë sulm ndaj qytetarëve

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:42
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se deputetët e Partisë Socialdemokrate e kanë humbur toruan, teksa ka kritikuar deklarimet e deputetit Dardan Molliqaj, i cili e ka quajtur “koncert” protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para rreth tri javësh.

Haxhiu ka thënë se deklarimet e Dardan Molliqajt janë sulm ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët dolën në numër të madh në protestën kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“PSD e ka humbur toruan. Gjithë ky mllef kundër VV-së nuk po e di nga po rrjedh. Deklaratat e Molliqajt për protestën janë sulm ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat