Tërmkolli: Çfarë Kuvendi?! Sot dështoi edhe pozita, edhe opozita

Aktuale

Tërmkolli: Çfarë Kuvendi?! Sot dështoi edhe pozita, edhe opozita

Nga: A.ZH Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 20:16
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Melihate Tërmkolli, ka thënë se me mos miratimin e rezolutës për dialogun kanë dështuar pozita edhe opozita.

Në një postim në Facebook, Tërmkolli ka thënë se mungoi vullneti i pozitës dhe opozitës, për miratimin e kësaj rezolute, përcjell Bota sot.

Sipas saj, papërgjegjësia dhe joserioziteti i Kuvendit të Kosovës dhe krerëve politikë, po i kushton vendin tonë.

Postimi i plotë në Facebook:

Çfarë Kuvendi?!

Kuvendi i Kosovës dështoi sot për ta miratuar rezolutën me të cilën mendohej t’i pamundësohej kujtdo që të bisedojë për territorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Dështoi edhe pozita edhe opozita, më shumë opozita. Në fakt, as pozita as opozita nuk u duk që e kanë me të vërtetë vullnetin për një rezolutë të tillë. Edhe po të miratohej, jo se bëhej shumë me atë rezolutë, por së paku do të shihej një minimum vullneti për një konsensus të mundshëm për ?ështjet nacioale, si? janë bisedimet me Serbinë. Papërgjegjësi, papërgjegjshmëri, jo seriozitet i Kuvendit dhe krerëve politikë e cila ve? po i kushton shumë vendit tonë e mund t’i kushtojë edhe më shumë.

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat