“Bekim Jashari nëse synon ndryshime radikale, s’kanë çka lypin Lushtaku e Lladrovci”

Aktuale

“Bekim Jashari nëse synon ndryshime radikale, s’kanë çka lypin Lushtaku e Lladrovci”

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:11
Bekim Jashari

Opinionisti Lirim Gashi, thotë se, Bekim Jashari ka gabuar pse nuk ka hyrë më herët në politikë, për të parandaluar dëmin që Hashim Thaçi po ia bën Kosovës.

Gashi thekson se, nëse Jashari po mendon për ndryshime radiale në funksionimin e shtetit, atëherë nuk kanë se çka kërkojnë aty Lladrovci, Lushtaku e të tjerët.

Ja shkrimi i Gashi pa ndërhyrjen e redaksisë:

Përkundër disave që e kritikojnë Bekim Jasharin pse ka hy në politikë unë mendoj që ka gabuar pse s'ka hy më herët në politikë për t'a parandaluar dëmin që i'a ka shkaktuar Kmeri kamboxhezo-sicilian i Hashim Thaçit Kosovës dhe popullit të saj.

E përshëndes gjithashtu edhe iniciativen e Bekimit për themelimin e një subjekti të ri politik, por... nëse Bekim Jashari synon ndryshime radikale në funksionimin e shtetit, atëherë s'kanë çka kërkojnë në Partinë e tij Lladrovcat, Lushtakat, Mushtakat, Mutakat dhe Dështakat, sepse do t'ia shndërrojnë partinë në një Farsë Teatrale apo më mirë të them në një Puf për legalizimin dhe legjitimin e prostitucionit politik, ekonomik, social, kulturor, edukativ dhe arsimor të Prontomafisë së Thaçit.

Kaq pata për të thënë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat