VV: Mbështetja për ushtrinë është obligim i yni

Aktuale

VV: Mbështetja për ushtrinë është obligim i yni

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:24
Albin Kurti dhe Rafet Rama

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u tha se me një ushtri të përgatitur e armatosur mirë, qytetarët e Kosovës do të kishin më shumë vetëbesim, më shumë siguri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e vendit.

Sipas VV-së, ky takim ishte i nevojshëm pas kalimit të projetkligjit për FSK-në për t'u parë se ku dhe si mund të ndihmohet më tutje.

Gjenerallejtnant Rrahman Rama e falenderoi Lëvizjen për mbështetjen dhënë analizave të tesktit dhe votimit të projektligjit për FSK-në derisa shpjegonte historikun e transformimit që prej UÇK-së në TMK e më pas zhvillimit të FSK-së.

Deputeti Xhelal Sveçla tregoi se në Komisionin për Siguri po punon për disa ndryshime që të mos ketë pengesa në të ardhmen.

Nga ana e delegacionit të LV-së u tha se mbështetja për ushtrinë është obligim yni. Po ashtu, gjatë takimit pati pajtueshmëri se çështja e zhvillimit dhe avansimit të FSK-së duhet prioritizuar në aspektin buxhetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat