Thaçi arriti në “Pallatin Elise”, pritet nga Macron

Aktuale

Thaçi arriti në “Pallatin Elise”, pritet nga Macron

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Thaçi në “Pallatin Elise”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi arriti në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Thaçi po merrë pjesë në ceremoninë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Mediet nuk kanë të drejtë të qëndrojnë afër kësaj ngjarjeje, por zhvillimin e ceremonisë po e përcjellin vetëm përmes sinjalit të televizionit publik francez TF1, FRANCE 2 dhe agjencioni i lajmeve AP.

Zhvillimin e ceremonisë mund ta ndjekni këtu. Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur. Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete. Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Evropës, duke bërë që të bie perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat