Maqedonia dhe Mali i Zi nuk votojnë pro anëtarësimit të KOST-it në ENTSO

Aktuale

Maqedonia dhe Mali i Zi nuk votojnë pro anëtarësimit të KOST-it në ENTSO

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:12
Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë përgjigje dhe përgjegjësi nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi për absteminin e tyre në votim për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO.

“Maqedonia veriore, sikur Mali i Zi, paskan abstenuar në votimin për anëtarësimin e Kosovës (KOSTT) në ENTSO-e. Kjo e fundit është rrjeti i operatorëve të sistemeve tê transmisionit të energjisë elektrike për vendet e Evropës. Pranimi i Kosovës në këtë rrjet do të nënkuptonte pavarësim formal e real të sistemit energjetik të Kosovës nga ai i Serbisë. Përveç tjerash ne humbim miliona euro në pagesa, por edhe nga mosinkasimi i mjeteve për tranzitin e energjisë elektrike nëpër rrjetin e KOSTT”, ka thënë Ymeri përmes Facebook.

“Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të kërkojë përgjigje e përgjegjësi zyrtare nga këto dy shtete fqinje për këtë abstenim. Kjo nuk bën të kalojë me kaq. Nuk duhet të sillemi si inferior”.

“Kosova ka treguar një gatishmëri të madhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të dyja, edhe Maqedoninë edhe Malin e Zi. Ky veprim i tyre i fundit nuk është akt i fqinjësisë së mirë. Nuk mund të mbash pozicion që Kosova është edhe e pavarur edhe pjesë e Serbisë (siç pretendon Serbia dhe siç e arsyetom ajo fushatën e egër për bllokim të Kosovës në secilën fushë)”.

Ymeri ka thënë se pozicioni i dyfishtë nuk është i pranueshëm dhe as i tolerueshëm

“Marrëveshja përndryshe shumë e dëmshme me Serbinë për energjinë e kishte vetëm një të mirë: anëtarësimin e KOSTT në ENTSO-e. Tash e sa vjet as kjo nuk po përmbushet. Kjo flet shumë për këtë lloj dialogu me Serbinë. Qartazi, Serbia nuk po joshet me koncesione. Prandaj duhet ta shtojmë kushtëzimin. Nuk ka normalizim pa njohje. Dhe nuk mund te ketë kurrfarë marrëveshje pa njohje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat