Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka cituar një fragment të shkëputur nga një shkrim i tij i para pak ditësh, ku kishte shkruar se Franca dhe Kosova patën fat gjatë luftërave pasi u radhitën në koalicionin fitues.
E Bytyçi thotë se kjo frazë është cituar pak a shumë edhe nga presidenti amerikan, i cili me ironi iu drejtua presidentit francez Makron kësisoj: “Ata (francezët) filluan të mësonin gjermanisht në Paris, para se SHBA-të t’u vinin në ndihmë”.
Postimi i plotë:
"Franca e Luftës së Parë Botërore dhe Kosova e kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë patën të njëjtin fat, u radhitën me koalicionin fitues. Kosova, pa mbështetjen e NATO-s vështirë se do ta fitonte luftën kundër Serbisë së Milosheviçit dhe Franca e para një shekulli pa mbështetjen e aleatëve si SHBA, Britania e Madhe, Italia e Rusia kurrë nuk do ta fitonte luftën me Gjermaninë e asaj kohe".
Kjo fraze është shkëputur nga shkrimi im i datës 4 nëntor, para dhjete ditësh. Sot presidenti Amerikan, Donald Trump, thoshte pak a shume te njëjtën gjë me gjuhe ironike. Po citoj"
"Ata (francezet) filluan te mësonin gjermanisht ne Paris, para se SHBA t'u vinte ne ndihme"!