Hoxha kërkon përkrahje nga Italia në votimin për vizat në Këshillin e Ministrave - Bota Sot
Hoxha kërkon përkrahje nga Italia në votimin për vizat në Këshillin e Ministrave

Aktuale

Hoxha kërkon përkrahje nga Italia në votimin për vizat në Këshillin e Ministrave

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:19
Dhurata Hoxha po qëndron për vizitë zyrtare në Itali, ku takoi zëvendësministrin e Brendshëm Nicola Molteni

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali, ku takoi zëvendësministrin e Brendshëm Nicola Molteni, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Hoxha, në takim me Molteni, theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për përmbushjen me sukses të 95 kushteve për liberalizim dhe pritshmërinë që pas përmbushjes së kritereve të kemi rezultatin e pritur e që është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“Emigrimi ilegal është hequr nga agjenda e institucioneve tona, ngase, nga viti 2015, kjo dukuri ka rënë në vlerat më të ulëta, aq sa shtetasit e Kosovës nuk gjenden as brenda 30 shteteve për kërkesat e parashtruara për azil në vendet e BE-së. Menaxhimi i azilit në vend si dhe riatdhesimit është për t’u vlerësuar, sepse, Kosova po zbaton jo vetëm marrëveshjet ndërkombëtare por edhe rekomandimet që dalin nga këto marrëveshje”, tha Hoxha.

Ministrja kërkoi nga zëvendësministri Molteni, përkrahje në mbledhjen e  radhës së Këshillit të Ministrave, për t’u mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve tanë.

Ministrja Hoxha e vlerësoi lart përkrahjen e Italisë, por, theksoi ajo, na duhet jashtëzakonisht shumë kjo përkrahje edhe në Këshillin e Ministrave që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë, ashtu, ata do të jenë edhe më afër por edhe pjesë e vlerave integruese, në procesin integrues euro-atlantik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...