Policia gjen dëshmi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Policia gjen dëshmi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:44
Oliver Ivanoviq

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti. Gjatë këtij aksioni, Policia njofton se janë gjetur disa dëshmi relevante lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

Policia e Kosovës përmes një komunikatë drejtuar mediave, ka njoftuar se ka gjetur dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

 Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë, gjatë këtij aksioni janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa i katërti është arrestuar që ti pengojë zyrtarët policorë gjatë arrestimit të të tjerëve. Ndërkohë, që Policia konfirmon se është në kërkim edhe të Milan Radoicicit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat