Institucionet s'kanë informata se Serbia ka bllokuar mallrat evropiane me destinacion Kosovën

Aktuale

Institucionet s'kanë informata se Serbia ka bllokuar mallrat evropiane me destinacion Kosovën

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 14:28
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në media janë bërë raportime se Serbia ka marrë vendim që t’u ndalojë qarkullimin në rrugët e saj mallrave evropiane që kanë për destinacion Kosovën.

Institucionet kosovare nuk kanë pranuar zyrtarisht informatë për këtë veprim të palës serbe.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës, ka thënë se nuk kanë informatë për këtë gjë, duke shtuar se fluksi nga Serbia ka qenë shumë i ulët.

Tutje Stavileci ka kujtuar se mallrat nga Evropa për në Kosovë kanë shumë rrugë të tjera për qarkullim, përveç Serbisë.

As në kabinetin e Qeverisë së Ramush Haradinajt nuk kanë pranuar këtë informatë.

Kështu ka thënë përmes telefonit Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit. 

Sipas Arifit, nëse Serbia ka ndërmarrë këtë veprim, atëherë vetëm se do të shtonte tensionet e krijuara së fundi me rritjen e taksës në 100% nga Qeveria Haradinaj për mallrat serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat