Zemaj publikon fotografinë e rrallë të presidentit Rugova në Shtutgart

Aktuale

Zemaj publikon fotografinë e rrallë të presidentit Rugova në Shtutgart

Nga: A.ZH Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:57
Ibrahim Rugova, 15 mars 2001 në Shtutgart

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj, ka publikuar një fotografi të rrallë të presidentit historik Ibrahim Rugova, në ditën kur ky i fundit po mbush 74 vjet.

Zemaj ka thënë se Rugova, si askush tjetër në histori, kishte pushtuar zemrat e gjeneratave pa dallim, përcjell Bota sot.

Fotografia që Zemaj e ka publikuar në Facebook, është realizuar më 15 mars 2001 në Shtutgart.

Postimi i plotë i Zemajt:

Presidenti

Ky burrështetas që po përkulët në gjunjë dhe i përqafon fëmijet, sot e ka ditëlindjen. 
Si askush tjetër në histori, ai i kishte pushtuar zemrat e gjeneratave pa dallim. Populli shpirtërisht e njihte prijësin e tij. 

Prandaj ai jeton, ka vetëm ditëlindje. 

Foto: 15 mars 2001 në Shtutgart (për këtë kujtim të çmuar e falenderoj bacën Dan Gashi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat