Ish-komandanti i Koshares: Serbia do të gjunjëzohet para Kosovës...!

Aktuale

Ish-komandanti i Koshares: Serbia do të gjunjëzohet para Kosovës...!

Nga: N.Sh Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 08:49
Aleksander Vuçuiq, Hashim Thaçi

Ish–komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi (Cobra), i cili ka luftuar në Koshare, ka folur për raportet Kosovë – Serbi.

Cobra, thotë se, Serbia do të detyrohet në vitin e ardshëm që të gjunjëzohet dhe të detyrohet që ta njohë Kosovën.

Por, kjo njohje nuk vjen si pasoj e politikbërjes së shtetit të Kosovës, por e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila me taksat e saj kundër Rusisë e Kinës po e dobëson dalëngadalë edhe Serbinë.

“Amerika po lufton në përmbysjen e shteteve jodemokratike dhe vendosjen e një rendi të ri botëror, që ka për qëllim paqen dhe zhvillimin ekonomik çdokënd në botë”, thotë Vllasi për gazetën “Bota sot”.

Image
Naser Vllasi - Cobra

“"Boll mirë" Trumpi ua ka fut taksat Rusisë, Kinës e Serbisë, ngase profesioni që ka ia bën të mundur që të dijë se si të manovrojë me të tjerët dhe ti prekë në pika të dobëta.

Rusët, kinezët e serbët po vetëkënaqen me faktin që Kosova nuk u bë anëtare e Interpolit, por kjo kënaqësi do ju zgjasë pak, ngase me vendosjen e njerëzve të duhur në pozita udhëheqëse Kosova do i realizojë gjithë aspiratat e saj.

Presidenti Trump me politikat e tij te hatashme tregtare, me masat që ua ka vënë Kinës e Rusisë, po e dobëson dalëngadalë edhe Serbinë, gjë që në vitin që po vjen, Serbia do të gjunjëzohet dhe do detyrohet që ta njohë Kosovën.

Amerika po lufton në përmbysjen e shteteve jodemokratike dhe vendosjen e një rendi të ri botëror, që ka për qëllim paqen dhe zhvillimin ekonomik çdokënd në botë”, shton ai.

Ai thekson se, politikanët e Kosovës po i kap njëfarë euforie dhe gëzimi, kur po i ftojnë për takime në Amerikë, por këto ftesa nuk janë meritë e tyre personale, por atje po i dërgon populli që i ka përzgjedh, e merita mund të marrin vetëm nëse na përfaqësojnë dinjitetshëm. “Populli mund ta qojë atje edhe "dadën Hafije" por përfaqësimi "i saj" pastaj, len shumë për të dëshiruar!”

“Moskordinimi me SHBA-të në marrjen e vendimeve strategjike, po na kushton mjaft shumë. Qohen burrat e dheut, tu ndejt nëpër oda, e tu shit patriotizëm ja qesin Serbisë taksën 100 %, veprim për të cilin nuk e bëjnë asnjë analizë ekonomike e  as hulumtim të tregut, por vetëm duke shit mend e duke than unë jam Zot shpie në shpi teme! Çka të duhet me kanë zot shpie kur nuk ke bukë për robtë e shtëpisë, ngase këta zotat e shtëpisë, anëtarët e shtëpisë i konsiderojnë rob të tyre. Taksa që i është vënë Serbisë e ka "dëmtuar" aq shumë sa që ia ka sjellë Vuçiqit dekoratën ndërkombëtare për paqe!”, pohon Naser Vllasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat