Isa Mustafa reagon për shkarkimin e Alma Lamës

Aktuale

Isa Mustafa reagon për shkarkimin e Alma Lamës

Nga: D.RR Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:27
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit e shkarkoi Alma Lamën nga posti i ambasadores në Itali.

Mustafa thotë se sa ka qenë ai kryeministër nuk ka lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste, në veçanti pa pasur arsye për një veprim të tillë, përjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Largimi i zonjës Alma Lama nga pozita e ambasadores në Itali, me kërkesë të Presidentit, është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale. As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat