Ministri i jashtëm francez Le Drian konfirmon vizitën në Prishtinë

Aktuale

Ministri i jashtëm francez Le Drian konfirmon vizitën në Prishtinë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:09
Behgjet Pacolli dhe Le Drian

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ministri i jashtëm francez Le Drian do të vizitojnë Kosovës në marsin e vitit të ardhshëm.

Po ashtu, Pacolli ka shkruar në Facebook se “Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Ministri i jashtëm francez Le Drian konfirmon vizitën në Prishtinë...

Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat.

Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës. Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat