Mësohet identiteti i të ftuarit të pestë për në Gjykatën Speciale

Aktuale

Mësohet identiteti i të ftuarit të pestë për në Gjykatën Speciale

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:52
Safet Syla është i ftuari i pestë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla është i ftuari i pestë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Syla, ka thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot intervistimin e kam në orën 09:00”, ka thënë Syla për Insajderin.

Në këtë fund vit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale. Katër personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.

Image
Safet Syla
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat