Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri, tha se për të sot është një ditë e jashtëzakonshme.
Shala madje u shpreh se nga sot është i gatshëm që të jap edhe dorëheqje.
Shala: Jam i gatshëm nga sot të jap dorëheqje
“ Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, si kryetar i komisionit, por ka qenë një ditë me fat për mua që t’i prezantoj ligjet e FSK-së, në këtë rast transformimin e FSK-së në Ushtri. Nga sot jam edhe i gatshëm dorëheqjet nga deputeti në qoftë se kërkohet. Misioni jem përfundon me bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem. Këtë e kam kërkuar nga kryetari Limaj, që të jem kryetar i këtij komisioni, për këtë arsyje, për këtë ditë”, tha Shala.
I pyetur se a i duhet shumë kohë kësaj ushtrie në shtimin e kapaciteteve, ai u shpreh i bindur që personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përgatitur.
Shala: Nuk duhet shumë kohë për pajisje
“Personeli i Forcës së Sigurisë është i përgatitur që të kaloj menjëherë, për këtë arsye nuk duhet shumë kohë për pajisje tjera... Nuk kemi pasur vërejtje, është planifikuar nga qeveria, normal që kemi donacione edhe nga shtetet mike të cilat e kanë ndihmuar që sot të kemi ushtrinë”, tha ai.