Pas përplasjeve mes tyre Haradinaj nesër takohet me Mogherinin

Aktuale

Pas përplasjeve mes tyre Haradinaj nesër takohet me Mogherinin

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:57
Ramush Haradinaj dhe Frederica Mogherini

Një javë pasi e akuzoi se e ka mbytur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nesër do ta takojë në Bruksel shefen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Takimi i një delegacioni më të gjerë qeveritar do të ndodhë në kuadër të procesit të zbatimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Rezoluta për dialogun, krijimi i ushtrisë dhe taksa 100 % ndaj Serbisë gjithashtu pritet të jenë tema të diskutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat