Mrika e Arianiti në Lebuche, pamje mahnitëse!

Alpinizem

Mrika e Arianiti në Lebuche, pamje mahnitëse!

Nga: K. G. Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:37
Mrika e Arianiti në Lebuche, pamje mahnitëse!

Alpinistët Arianit dhe Mrika Nikçi po pushtojnë majet më të larta të botës.  Para pak minutave postuan një foto të re, duke treguar pamjet mahnitëse.
Një pamje e rrallë dhe në lartësinë e Lebuches. “Kampi i lartë në Lebuche - 5.400 lmd, në prapavije Ama Dablam”, shkruan Arianiti.
Ndryshe, janë babë e bijë, që synojnë pushtimin e majeve më të larta dhe të futen në histori, mbase Mrika do të shënohet me shkronja të arta si vajza më e re ende pa mbush të 18-tat që po arrin diçka të jashtëzakonshme që askush se ka arritur në këtë moshë nga bota femërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat