Pamjet nga kjo bjeshkë janë spektakolare!

Alpinizem

Pamjet nga kjo bjeshkë janë spektakolare!

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:49
Pamjet nga kjo bjeshkë janë spektakolare!

Pas një ecje fenomenale në Pashtrik ku të gjithë të pranishmit (shumica dërmuese fillestarë) ia arritën të ngjiten në maje, Hiking Njeri, këtë të shtune (4 maj) do të organizojë ecjen e përvjetshme në Hajlën e Shkrelit në Rugovë.
Sikurse disa viteve të fundit në këtë periudhë, edhe këtë vit, do ta fillojmë me vizitën te Ujëvaret e Radavcit për ta parë si është situata me rrjedhjen e ujit, shpellën e Radavcit (ata që kanë deshirë) dhe për të bërë foto të paharrueshme. Pastaj do të vazhdojmë në Bogë, ku do ta bëjmë nisjen për në natyrën përrallore të Rugovës.
Si pikësynim do ta kemi pushtimin e Majës Dromodol, e cila gjendet në kufi me Malin e Zi.
Nisja do të bëhet te Shtunën me 4 maj nga Prishtina në orën 07:00 të mëngjesit, ndalesa te Jora / Komoran në 0730, dhe për bjeshkatarët nga Peja (duke shkuar për në Radafc) në orën 09:30 Patriarkana e Pejës (hyrja e Rugovës).
Gjatësia e ecjes në Bogë/ Hajla e Shkrelit është rreth 14 km (pa pjertësinë e Dromodolit) dhe hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare e përshtatshme edhe për fillestarë. Ata që kanë mundësi do të ecin deri në maje ekstra 1 km (një drejtim) në pjertësi deri te Dromodoli.
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Bogë, bjeshkë të ndryshme rreth fshatit Bogë, bjeshkën e Liqenatit në largësi, ujëvaret dhe shpellën në Radavc etj. Pamjet nga kjo bjeshkë janë spektakolare!, bëhet e ditur nga Kosova Hiking Trips.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat