Maja e Zhlebit është maje e veçantë

Alpinizem

Maja e Zhlebit është maje e veçantë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:47
Maja e Zhlebit është maje e veçantë

Klubi Alpin Prishtina ju fton që të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Bjeshkët e Nemuna, në Masivin Malor të Zhlebit.

"Kjo ecje ka për qëllim vizitën në Luginën e Zhlebit dhe Rusolisë, si dhe ngjitjen në Majën e Zhlebit.
Maja e Zhlebit është maje e veçantë për nga pozita gjeografike.

Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Zhlebit dhe Rusolisë.

Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës. Ecja përshkon luginën e Rusolisë, në mes bjeshkëve të Zhlebit dhe masivit të Rusolisë, në përfundim të së cilës buron Drini i Bardhë.

Është bjeshkë e pasur me florë dhe faunë, ndërsa pamja është impozante", shkruan mes të tjera në faqen e Alpin Prishtina.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat