Në Majën e Rusolisë 2381 metra

Alpinizem

Në Majën e Rusolisë 2381 metra

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:30
Në Majën e Rusolisë 2381 metra

Pas një dite të paharrueshme në bjeshkën e Jazhincës në Sharrin e Shterpcës, Hikingnjeri, këtë të dielë do të organizojë ecjen në Majën e Rusolisë 2381 metra, e cila gjendet në kufi midis Kosovës dhe Malit të Zi, mes majës së Zhlebit dhe Majës së Hasanit.

Ecjen në këtë maje e kemi bërë shumë herë nga viti 2005 por asnjeherë me grup të madh.

"Këtë të Diele do të keni rastin e parë ta përjetoni majën madhështore të egër të bjeshkëve të Pejës, e cila këtë herë mund të vizitohet më lehtë për shkak të shtrimit të asfalltit të ri në këtë bjeshkë.

Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve, fushave pa fund dhe pamjeve magjike të bjeshkëve të Rugovës.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë dhe ne krahasim me ecjen e kaluar që patëm në Jazhince, është më e shkurtë. Ecja komplete është 13 kilometra", njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat