Maja e Ahmicës 

Alpinizem

Maja e Ahmicës 

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:39
Maja e Ahmicës 

Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ecjen malore në Bjeshkët e Shtupeqit në Rugovë, ku do të ngjiten në Majën e Ahmicës në kufirin me Malin e Zi. 

“Është ecje e lehtë dhe e përshtatshme për fillestarë ndërsa pjesëmarrja është e hapur.

Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel

Kësaj radhe do të ecim nëpër Rajonin e Rugovës në Bjeshkën e Shtupeqit dhe Ahmicës.

Dita do të jetë e nxehtë prandaj përgatituni për mbrojtje nga dielli. Shtegu është i hapur dhe i sigurt, ndërsa kthimi do të bëhet të njëjtës rrugë.

Një pushim kafeje do të bëhet në njërin nga resoret e Rugovës”, njofton Klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat