Në qafën mes Korffit dhe Karanikollës 

Alpinizem

Në qafën mes Korffit dhe Karanikollës 

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:38
Në qafën mes Korffit dhe Karanikollës 

Këtë të diel duke filluar në orën 06:30 Hikingnjeri organizon ecje 2 in 1 në dy majet e Vertopit / Korff-it, të madhin 2555 metra dhe të voglin 2473 metra, të njohur edhe si majet e Korfit ose Isa Agës.

Këto dy Maje, të cilat shtrihen në pjesën e Sharrit të Manastiricës / Struzhës / Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.

Vështirësia e ecjes është mesatare me 15 km ecje komplete (lartë / poshtë, varësisht se cilin verzion do ta bëni).

Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje.

Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.

Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555m, të voglën 2473m ose në të dyjat!

Se cilin version do ta bëni do të vendosni kur të mbërrijmë te stacioni i parë, në qafë dhe majën e madhe 2555m, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat