Liqeni i Bovillës dhe Mali i Gamtit

Alpinizem

Liqeni i Bovillës dhe Mali i Gamtit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:09
Liqeni i Bovillës dhe Mali i Gamtit

Këtë të diel (4 qershor) bjeshkatarët do të vizitojnë një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, Liqenin e Bovilles dhe Malin e Gamtit. 

“Kjo është periudha më e mirë e vitit për të vizituar këtë pjesë sepse shtegu është i mbuluar me ngjyra të pranverës përballë Liqenit të kaltërt që duket i pafund.

Shtegu është gjithsej 12km dhe ndahet në dy pjesë, pjesa e parë (deri tek Liqeni i Bovillës) është ecje e lehtë dhe e përshtatshme edhe për fillestarët pa eksperiencë në hiking, megjithatë ofron pamje të bukur të liqenit dhe foto fantastike nga guri gjigand mbi liqe.

Kurse, pjesa e dytë është ngjitja e Majës së Gamtit e cila konsiderohet si ngjitje mesatare dhe shoqërohet nga bimësi e të gjitha llojeve ku më së shumti mbizotëron frashëri dhe panja. Ecja përfundon në majën e Malit të Gamtit (1268 metra), me pamjen përrallore të Liqenit dhe të tërë Ultësirës Perëndimore nga Sazani deri në Ulqin, me një pamje.

Pjesëmarrësit mund të vendosin gjatë ecjes se deri në cilën pikë do ta vazhdojnë ecjen si dhe do të jenë në shoqërim të guidave tona në të dyja rastet”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Club”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat