Jep dorëheqje James Mattis, njeriu që dha bekimin për formimin e ushtrisë së Kosovës

Amerika

Jep dorëheqje James Mattis, njeriu që dha bekimin për formimin e ushtrisë së Kosovës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 23:57
Donald Trump dhe James Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte dhënë Kosovës bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë, do të largohet nga posti i tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Numri një i Amerikës ka thënë se Mattis do të pensionohet në shkurt të 2019's.

Mattis, 68-vjeçar, është një prej figurave më të respektuara në administratën Trump.

Por, ai raportohet të jetë bërë gjithnjë e më kundërshtues ndaj udhëheqjes së presidentit.

Në veçanti, ai raportohet të mos jetë informuar për vendimin e marrë nga Trump të mërkurën, për tërheqjen e trupave nga Siria. 

"Ju keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më në përputhje me tuajat", i ka thënë Mattis, Trumpit, në letrën e dorëheqjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat