Trump: Nuk është bërë shumë përparim në takim me udhëheqësit e Kongresit - Bota Sot
Trump: Nuk është bërë shumë përparim në takim me udhëheqësit e Kongresit

Amerika

Trump: Nuk është bërë shumë përparim në takim me udhëheqësit e Kongresit

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:42
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se “nuk është bërë shumë përparim” pasi udhëheqësit e Kongresit nuk plotësuan kërkesat e presidentit për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën, financimin e së cilës Trump e ka futur në buxhet. Ndërtimi i murit, ka qenë shkaktari i mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane.

Më 5 janar, Trump shkroi në Twitter se edhe një takim do të mbahet më 6 janar për këtë çështje.

“Pas shumë dekadash, duhet të zgjidhim përfundimisht problemet me kufirin jugor”, ka shkruar ai, duke kërkuar sërish fonde që të ndërtohet muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga demokratët.

Më herët, nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet zyrtarëve të administratës dhe zyrtarëve të Kongresit “ka qenë produktiv”.

Në takim kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të stafit të Kongresit dhe jo liderët kryesorë demokratë. Aty po ashtu nuk kanë marrë pjesë as Trump dhe as Pence.

Trump po kërkon 5,6 miliardë dollarë fonde për ndërtimit e murit me Meksikën, ndërkaq demokratët në Kongres kanë refuzuar që të shpenzojnë buxhet për ndërtimin e tij.

Më 4 janar, presidenti Trump kishte thënë se do të vazhdojë të mbajë pjesërisht të mbyllur Qeverinë “për muaj apo edhe vite”, derisa të plotësohet kërkesa e tij.

Sipas presidentit amerikan, ndërtimi i murit është i nevojshëm për ndaljen e migrantëve ilegalë dhe kontrabandës së drogave. Demokratët thonë se kjo do të ishte një mënyrë joefikase për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës.

Gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale më 2016, Trump ishte zotuar se Meksika do të paguajë për ndërtimin e murit, por Meksika ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...