Trump: A punoj për Rusinë?

Amerika

Trump: A punoj për Rusinë?

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:35
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shmangi përgjigjen e drejtpërdrejtë në pyetjen nëse ai është duke punuar për Rusinë dhe nëse ka punuar ndonjëherë për atë vend.

Ai vuri në dukje se kjo ishte "pyetja më poshtëruese" që atij i ishte bërë ndonjëherë dhe se është i vetmi president që ka një qëndrim kaq të ashpër ndaj Rusisë.

Çështja e diskutueshme u shtrua në një intervistë me Fox News, pasi New York Times njoftoi të premten se zyrtarët e policisë, të shqetësuar për sjelljen e Trump-it pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey në vitin 2017, filluan të shqyrtonin mundësinë nëse ai punon ose ka punuar për Rusinë, transmeton AP. 

"Mendoj se është artikulli më imponues i shkruar ndonjëherë dhe nëse e lexoni, do të shihni se ata nuk kanë gjetur absolutisht asgjë", tha Trump.

Ai gjithashtu vuri në dyshim akuzat e Washington Post se kishte fshehur detajet e bisedave të tij me presidentin rus Vladimir Putin, madje edhe nga zyrtarë të lartë në administratën e tij.

I pyetur se pse gazeta amerikane i konsideron aq të rëndësishme bisedimet e tij me Putin në Helsinki verën e kaluar, Trump u përgjigj:

"Gjithkush mund të dëgjonte atë për të cilën biseduam në atë takim, biseda ishte e arritshme për të gjithë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat