Shoferi ia shpjegon ligjin policit i cili deshi ta dënoj për targa

Amerika

Shoferi ia shpjegon ligjin policit i cili deshi ta dënoj për targa

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:18
Pamje nga videoja

Një pronar i Lamborghinit nga Dubai, i cili kishte bërë një udhëtim me makinën e tij italiane në Kanada dhe SHBA, i ka dhënë leksion ligji një polici nga Oregon.

Filmimi i ngarkuar në YouTube nga shoferi, tregon policin i cili i afrohet makinës së tij dhe pohon se ai e kishte ndalur sepse Lamborghini nuk kishte ndonjë targë lokale (kishte targa të Dubai). Megjithatë, shoferi nga Dubait dëshmon se ka shumë njohuri për ligjin dhe përpiqet t’i shpjegojë se atij i lejohet të vozisë pa targa ose regjistrim lokal.

Polici u informua nga një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Oregonit se “automjetet aktualisht të regjistruara dhe të titulluara në çdo vend, shtet apo territor tjetër nuk kërkohet të regjistrohen nga ky shtet, me kusht që pronari të mos jetë rezident i këtij shteti ose të ketë qenë rezident për më pak se 30 ditë. “

Gjatë gjithë videon, shoferi i Lamborghinit përpiqet ta shpjegojë këtë te polici – por pa asnjë dobi. Polici deklaron në shumë raste se e njeh ligjin dhe në mënyrë të përsëritur i kërkon njeriu shoferi një mori dokumentesh.

Pas marrjes së dokumenteve, duke përfshirë patentën e shoferit, regjistrimin e Dubait dhe provën e sigurimit, polici shpejt kthehet në automjet, i dorëzon dokumentet shoferit dhe pohon se ai duhet të largohet për t’iu përgjigjur një thirrjeje tjetër.

Morali i tregimit? Njihini të drejtat tuaja dhe ju mund të shmangni marrjen e gjobës së pajustifikuar gjatë vozitjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat