“Ky është një pushtim i jashtëligjshëm, një zaptim territori i jashtëligjshëm dhe ne qëndrojmë krejtësisht pas Ukrainës, duke insistuar në rikthimin e integritetit të saj territorial”, tha Volker para gazetarëve.
Volker deklaroi se SHBA-ja nuk do të mbajë një pozicion në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por i bën thjesht thirrje ukrainasve “të votojnë nëpërmjet ndërgjegjes së tyre”.
I dërguar special i bëri sërish thirrje Rusisë që të lirojë marinarët ukrainas të kapur në nëntor, duke thënë se burgosja e tyre është përtej ligjit ndërkombëtar.