Testimi i raketave bërthamore nga Koreja e Veriut, Trump: Nuk jam i shqetësuar - Bota Sot
Testimi i raketave bërthamore nga Koreja e Veriut, Trump: Nuk jam i shqetësuar

Amerika

Testimi i raketave bërthamore nga Koreja e Veriut, Trump: Nuk jam i shqetësuar

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:20
Donald Trump me Kryeministrin japonez Shinzo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh të dielën se nuk ndihet i shqetësuar rreth lëshimeve të fundit të raketave nga Koreja e Veriut dhe tha se ishte i bindur se udhëheqësi i vendit Kim Jong Un do të mbante premtimet që kishte bërë.

“Koreja e Veriut lëshoi disa armë të vogla, të cilat shqetësuan disa nga njerëzit e mi, por jo mua. Kam besim se Kim do të mbajë premtimin që më ka dhënë, “tha ai në Twitter.

Trump është aktualisht në Japoni në një vizitë shtetërore, ku do të flasë edhe për këtë  çështje.

Presidenti Trump nuk pati ndonjë marrëveshje paqeje me Kim Jong Un në takimin e dytë që patën në fillim të këtij viti, por ata kanë krijuar marrëdhënie të jashtëzakonshme personale, pavarësisht veprimeve  të Koresë së Veriut, që të tjerët e konsiderojnë provokative.

Trump pritet të diskutojë rreth shqetësimet për programet bërthamore të Koresë së Veriut me Kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë qëndrimit të tij në Tokio.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...