De Niro kërkon nga Mueller të dëshmojë para Kongresit

Amerika

De Niro kërkon nga Mueller të dëshmojë para Kongresit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 17:28
Robert De Niro, Robert Mueller

Robert De Niro nuk është i kënaqur me deklaratën e Robert Mueller dhënë shtypit të enjten, dhe shkroi një letër të hapur në New York Times për ish-këshilltarin e posaçëm duke i kërkuar që të dëshmojë para Kongresit.

“Ky është raporti që të kërkoi vendi yt dhe tani duhet t’i jepni autoritet dhe qartësi”, shkroi aktori, duke shtuar se “shteti ka nevojë për zërin tuaj. Pikërisht zërin tuaj”.

De Niro tha se teksa Mueller ka treguar që dëshiron që raporti i tij i shkruar të jetë fjala e tij përfundimtare në lidhje me hetimin e tij ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe përfshirjen e mundshme të fushatës së Trump, kjo zgjedhje i “lejoi administratës që ta përdorë zërin e vet për të kontrolluar tregimin”.

“Thoni çfarë do të bëni për presidentin – dhe unë – kur është fjala për atë gënjeshtër, ekzagjerim, ngacmim, askush nuk mund ta prekë atë”, shkroi De Niro.

Në këtë kontekst De Niro mendon se është e domosdoshme që Mueller t’i përgjigjet pyetjeve rreth raportit, të paktën të sqarojë për Kongresin dhe popullin amerikan retorikën rreth asaj që kishte ardhur nga Shtëpia e Bardhë dhe Prokurori i Përgjithshëm, William Barr.

“Në konferencën tuaj për shtyp, keni thënë se puna juaj hetimore flet vet. Nuk është ashtu”, shkroi De Niro.

“E kemi marrë mësimin rreth asaj se çfarë mund të ndodhë me perceptimin e punës suaj kur ajo u interpretua me tweet-e të presidentit, të analizuara nga ekspertët në gjithë hartën, të trumbetuara në terme të çuditshme nga avokati absurd i presidentit dhe të shtrembëruara nga prokurori i përgjithshëm”, shtoi aktori.

De Niro ka qenë prej kohësh një kritik i madh i presidentit të SHBA-së, aq sa e ka nderin e rrallë që të jetë njëri prej atyre personave që fyhen personalisht me postime në Twitter, me Trump që e quan atë me njërën prej shprehjeve të tij të preferuara: “Një individ me IQ shumë të ulët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat