SHBA: 30 vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen

Amerika

SHBA: 30 vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen

Nga: Beqir Sina Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:18
SHBA: 30 vjetori i Masakrës së Sheshit Tiananmen
Masakra e Sheshit Tiananmen ka një rëndësi më të madhe se sa masakra - dhe dhuna brutale që u përdor, 30 vjet me parë : Duhet të kërkuarit falje!
 
WASHINGTON D.C: Më 4 Qershor në Capitol Hill - Washington D.C: ish studentë pjesëmarrës të protestave të Tiananmen, azilant politik në SHBA, desident të ftuar nga Kina, të ftuar nga organizatat anti-komuniste , dhe Shoqata Anti-Komuniste e emigrantëve kinez me qendër në Uashington, do të mbajë një ceremoni përkujtimore për të përkujtuar 30 vjetorin e Masakrës së Sheshit Tiananmen në vitin 1989, me një vigjilje(ndezje) qirinjsh dhe ceremoni zyrtare përkujtimi.
 
Fondacioni i Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, i cili organizon në bashkëpunim me azilantët kinez, përfaqësuesit e tyre të dalë nga shoqatat dhe organizatat e ish studenteve protestues, këtë ceremoni përkujtimore, thotë se përvecse msyfairëve nga senati, kongresi, departamenti i shtetit, dhe mysafirë nga organizatat e shoqatat simotra nga vende të ndryshme të botës, do të marrin pjesë edhe ish të burgosur dhe të presekutuar politik.
 
Për të përkujtuar 30 vjetorin e Masakrës së Sheshit Tiananmen dhe për të nxjerrë në pah shtypjen e vazhdueshme të popullit kinez nga Partia Komuniste Kineze, në ceremonitë që do të mbahen në Uashington, dekelrata e tyre thotë se do të marrën pjesë anëtarë të Kongresit amerikan, udhëheqës të të drejtave të njeriut, ambasadorë nga vendet ish komuniste, të mbijetuar të regjimeve komuniste dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme etnike dhe organizatave të tjera jo fitimprurëse.
 
Nga Shqipëria, e cila kaloi një nga regjimet më të egër komunist në botë, gjatë sundimit 45 vjecar të diktatorit Ener Hoxha, merr pjes një delegacion i kryesuar nga anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Simon Mirakaj. I cili është një ish i internuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, që jetoi në internim për 44 vite. I ati i tij u arratis nga regjimi ndërsa familjarë të tjerë, të afërmit e tij, u burgosën, u interrnuan dhe u pushkatuan për shkak të rezistencës ndaj komunizmit.
 
Ndër, folësit në këtë ceremoni përkujtimore do të përfshijnë dëshmitarë të Masakrës së Sheshit në Tiananmen në vitin 1989, aktivistë dhe politikëbërës, duke përfshirë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, Bashkëkryesuesin e Departamentit të Vëzhgimit dhe të Bashkëpunimit, Chris Smith (R-NJ), Bashkëkryesues i Kongresit- Komisioni Ekzekutiv për Kinën, kongresisti Jim McGovern (D-MA), dhe Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Azisë e Paqësorit Andy Levin (D-MI).
 
Gjatë kësaj ceremonie janë paraparë edhe hapje ekspozite, shfaqje të video dokumentarve, filmave nga protestat e Masakrës së Sheshit në Tiananmen në vitin 1989, ekspozit me libra, revista e gazeta nga këto protesta, dhe do të prezantohet edhe shfaqja e portreteve të nënave, atyre që kan humbur fëmijët e tyre në Sheshin Tiananmen .
 
Shtypja e demonstratave në Sheshin Tiananmen, "masakër në shkallë të gjerë”
 
 
Shtetet e Bashkuara e quajtën “masakër në shkallë të gjerë” shtypjen e dhunshme nga qeveria kineze të demonstratave paqësore në Sheshin Tiananmen më 4 qershor 1989. Demonstratat e 30 viteve më parë drejtoheshin kundër korrupsionit të elitës politike dhe kërkonin reforma politike si dhe një shoqëri më të drejtë.
 
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Kina të marrë përgjegjësinë për mizoritë e kryera 30 vite më parë.
 
"Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar dhe do të vazhdojnë të kërkojnë, siç kanë bërë edhe të tjerë në bashkësinë ndërkombëtare, një trasnparencë të plotë publike për ata që u vranë, u arrestuan apo që rezultojnë të zhdukur. Ne duam lirimin e atyre të cilët janë burgosur se u përpoqën të mbanin gjallë kujtimin e Tiananmenit; duam t’u jepet fund ngacmimeve që ende vazhdojnë,” tha zëdhënësi.
 
Tridhjetë vjet më parë, protestat pro-demokracisë të drejtuara nga studentët u përqendruan në Sheshin Tiananmen të Pekinit. Korrupsioni i elitës ishte një ankesë kryesore e demonstruesve.
 
Protestuesit gjithashtu kërkonin reforma politike dhe një shoqëri më të drejtë dhe më të hapur. Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se disa qindra ose mijëra njerëz u vranë kur në Sheshin Tiananmen vërshuan tanket për të shtypur protestat.
 
Kina i ndalon rreptësisht ceremonitë për përkujtimin e kësaj ngjarjeje.
 
Tani, në prag të përvjetorit të 30-të të masakrës së 4 qershorit 1989, në Kinë, një 66 vjecare, ish anëtare e partisë komuniste, e cila shërbeu në ushtrinë popullore e asaj kohe, dhe mori pjesë në shtypjen me forcë të protestave të studentëve, znj. Jiang, ka vendosur për herë të parë për të treguar historinë e asaj cfarë ndodhi 30 vjet më parë, në një intervistë për gazetën New York Times.
 
Ajo i tha NYT, se ndjehej e detyruar që të thërriste për ndërgjegje, dhe që dikush duhej për të dhënë një llogari publike, sot 30 vjet pas atyre protestave, sepse gjeneratat e atyre udhëheqësve, e atyre që kryen këtë masakër, dhe, udhëheqësve të Partisë Komuniste kineze, sot, të “reformuar”, përfshirë edhe Presidentin e tanishëm Xi Jinping, nuk kanë shprehur aspak keqardhje për dhunën dhe atë cfarë ndodhi 30 vjet më parë në Sheshin Tienanmen më 1989.
 
Gazeta NYT, shkruan duke përkujtuar këtë masakër në Kinë , se për tre dekada, Jiang Lin një ish oficere ushtrisë, vazhdoi të heshtë për vrasjen që kishte parë gjatë natës kur Ushtria Kineze u rrokullua nëpër Pekin, për të shtypur protestat e studentëve në sheshin Tiananmen.
 
Por, kujtimet e përgjakëshme e torturuan atë - nuk e lanë atë asnjiher të qetë në shpirtin e saj ndërgjegjen e saj, kur ajo kujtonte vazhdimisht në “heshtje” në ndërgjegjen e saj, se si ushtarët që gjuanin në turmat e protestuesve, studentët që kërkonin lirinë dhe demokracinë, të cilët u masakruan barbarishtë në atë shesh, si sot 30 vjet më parë.
 
Znj. Jiang athere ishte një togere në Ushtrinë Popullore, e cila së bashku me oficerët e tjer u caktuan nga Partia Komuniste, si anëtare të saj, të bënin thirrje protestuesve që të tërhiqeshin , në një përpjekjeje e cila rezultoi e dështuar që t'i bindënin protestat pro-demokraci.
 
“Ndërsa autoritetet për gjatë gjithë natës arrestuan qindra protestues dhe i keqtrajtuan ata nëpër burgjet komuniste, për tërë natën - ata e fshin dhe lanë Sheshi Tiananem nga gjakun i derdhur si lumë nga vrasjet” dhe, ajo nuk tha asgjë, per 30 vjet, por ndërgjegjja e saj e “hëngri” shpirtin që një ditë të tregonte dhe të ndihej e vrarë në ndërgjegjen e saj, shkruan New York Times.
 
Tani, në prag të përvjetorit të 30-të të protestave së 4 qershorit 1989, znj. Jiang, 66 vjece, ka vendosur për herë të parë për të treguar historinë e saj.
 
"Dhimbja ma ka ngrënë ndërgjegjen mua për 30 vjet,", thotë ajo në një intervistë në Pekin, për New York Times. Dhe, shton : "Gjithkush, që mori pjesë në atë cfarë ndodhi 30 vjet më parë duhet të flasë për atë që di në atë që ndodhi. Kjo është detyra jonë morale në cdo shoqëri për të kërkuar falje, dhe për të respektuar të vdekurit, të mbijetuarit dhe fëmijët e së ardhmes së tyre, që historia të mos përseritet ".
 
Znj. Jiang ka thënë se ka një rëndësi më të madhe se sa masakra - dhe dhuna që u përdor 30 vjet më parë, megjtihse vonë “Të kërkuarit falje!” dhe pranim të fajit.
 
Idealizmi i pasionuar i studentëve, greva e urisë, thirrjet e tyre drejtuar e zyrtarëve e udhëheqësve komunist, dhe gjestet madhështore të protestuesve anti komunist, si ndërtimi i një "Perëndeshë të Demokracisë" në atë Shesh, tërhoqën një shpërthim të simpatisë gjith-popullore, dhe, Kina, u nda në të majtë e në të djathtë, për herë të parë në historinë e saj më 1989.
 
Edhe pas 30 vitesh, masakra në Sheshin Tianenamen - mbetet një nga temat më delikate, sot në politikën kineze. Ku ish udhëheqës komunist, dhe bijtë e tyre në udhëheqje sot, po bëjnë ende përpjekje të forta dhe shumë të rrepta nga autoritetet e tanishme, për ta fshirë atë nga historia.
 
Partia Komuniste, dhe udhëheqësit e saj në Kinë, që pretendojnë se jan reformuar kan injoruar thirrjet e përsëritura për të pranuar se ishte e gabuar të hapej zjarr dhe të përdorte dhunën e përgjakëshme ndaj nxënësve, studentëve dhe popullit demokrat që sakrifikojë në ato protesta por-demokraci në Pekin në Sheshinin Tianenamen, 30 vjet më parë - Qershor 1989 .
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat