Pas përplasjes së helikopterit në një ndërtesë 54-katëshe në Manhatan të Nju-Jorkut, në internet kanë filluar të qarkullojnë pamje të ndryshme të fluturakes para incidentit.
Gjatë tentimit për të zbritur në kulm të ndërtesës piloti ka humbur jetën, kurse në videot e publikuara më poshtë mund të shihet fluturimi i pazakontë i helikopterit që në një moment zhduket në mjegull.
E siç raportojnë mediat amerikane, piloti kishte tentuar të zbret në kulmin e ndërtesës, por kishte ndodhur një shpërthim.
VIDEO: Eyewitness Wendy Slater tells @PIX11News she saw the chopper flying erratically before it crash landed on a midtown roof. pic.twitter.com/Vb6LWSYdaT
— Dan Mannarino (@DanMannarino) June 10, 2019
Sipas dëshmitarëve, e gjithë ndërtesa është dridhur nga shpërthimi.
Ekipet emergjente kanë evakuuar menjëherë ndërtesën për arsye sigurie, kurse shumë autoambulanca dhe zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët.