Fati i projektligjit për ndryshimet klimatike në Oregon

Amerika

Fati i projektligjit për ndryshimet klimatike në Oregon

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:59
Oregon

E premtja shënon ditën e nëntë të largimit të senatorëve republikanë të shtetit të Oregonit, në një përpjekje për bllokuar votimin e një ligji që synon uljen e emetimit të gazit karbonik.

Ndërkohë me qindra vetë u mblodhën në mbështetje të njëmbëdhjetë ligjvënësve republikanë përpara godinës së Kongresit.

Udhëheqësi demokrat i Senatit Peter Courtney u shpreh i shqetësuar lidhur me situatën e krijuar.

Senatorët republikanë kanë njoftuar se do të kthehen vetëm në rast se propozimi votohet me referendum. Sesioni legjislativ përfundon të dielën dhe demokratët kanë vetëm disa ditë kohë për të bindur republikanët të kthehen. Në këto rrethana duket e pamundur që projektligji të mbijetojë. Nga ana tjetër më shumë se 100 projektligje kanë mbetur peng i situatës së krijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat