Kongresi amerikan drejt sanksioneve më të ashpra ndaj Phenianit

Amerika

Kongresi amerikan drejt sanksioneve më të ashpra ndaj Phenianit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:01
Kongresi amerikan

Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese (86 pro dhe 8 kundër) një mandat vjetor për forcat e armatosura amerikane që përfshin një raund të ri sanksionesh kundër Koresë së Veriut.

Akti i Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare parashikon një fond prej 750 miliardë dollarësh për Pentagonin dhe do të financojë të gjitha degët e forcave të armatosura.

Projektligji mundëson gjithashtu krijimin e Forcës Hapësinore sipas udhëzimeve të të administratës Trump, iniciativa që lidhen me sigurinë kibernetike dhe parashikon një rritje pagash prej 3.1 për qind për personelin ushtarak.

Sipas projekligjit të mbështetur nga të dyja palët, subjektet që bëjnë biznes me Korenë e Veriut do të ndalohen nga sistemi bankar amerikan.

Marrja në konsideratë e Aktit të Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare përkon me disa javë debatesh në Kongres rreth një përplasje të mundshme ushtarake me Iranin. Presidenti Trump ka urdhëruar dërgimin e trupave në Lindjen e Mesme.

Të premten Senati pritet të votojë rreth një propozimi, sipas të cilit presidentit Trump i nevojitet autorizimi i Kongresit, për të urdhëruar një veprim ushtarak kundër Iranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat