Panik dhe britma, momenti kur fëmija lundroi larg një plazhi në SHBA, i pavërejtur nga prindërit e tij - Bota Sot
Panik dhe britma, momenti kur fëmija lundroi larg një plazhi në SHBA, i pavërejtur nga prindërit e tij

Amerika

Panik dhe britma, momenti kur fëmija lundroi larg një plazhi në SHBA, i pavërejtur nga prindërit e tij

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:52
Foto

Ishte një moment paniku i përcjellë edhe me britma, kur një djalë i vogël doli në det me një rosë gome në det, nga një plazh.

Sipas mediave britanike, imazhet e marra nga një telefon celular nga një vajzë tregojnë babanë e saj, Dave Benjamin, duke shkuar drejt tek djali i tij, i cili kishte shkuar larg bregut të detit.

Duke treguar ngjarjen e ndodhur pranë një plazhi në Michigan City, SHBA, Dave ka thënë: “Ndërsa po vrapoja atje, unë mund të shihja fëmijën shumë të tmerruar. Ai po qante, duke u varur në kokën e rosës prej gome”.

Dave tha se ishte me familjen e tij në një varkë të hënën kur ata vunë re njerëzit që po shkonin për ta ndihmuar djalin.

Bëhet e ditur se edhe ekipet e shpëtimit në detyrë u alarmuan dhe kontrolluan mbi gjendjen e djalit pas incidentit.

Për fat të mirë, djali nuk kishte ndonjë lëndim dhe dukej në gjendje të mirë.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...