Shtohen kërkesat për çanta shpine anti-plumb në SHBA, pas dy sulmeve terroriste

Amerika

Shtohen kërkesat për çanta shpine anti-plumb në SHBA, pas dy sulmeve terroriste

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Çantat e shpinës po blihen nga prindërit që kanë frikë se fëmijët e tyre mund të bien pre e dhunës me armë.

“Është jashtëzakonisht dëshpëruese”, tha Igor Volsky, drejtori i Guns Down America, një grup mbrojtës për kontrollin e armëve, për The New York Times.

“Tregu po përpiqet të zgjidhë një problem që politikanët tanë nuk kanë pranuar ta zgjidhin”, deklaroi tutje Volsky.

Kompanitë e çantave të shpinës forcuan për herë të parë tregtimin e çantave të blinduara pas vitit 2018 në Parkland, në Florida, nga të shtënat në shkollë, të cilat lanë të vdekur 17 studentë dhe staf akademik, si dhe plagosën 17 të tjerë.

Kompanitë që shesin çanta shpine të papërshkueshme nga plumbi pas masakrës së fundit duan 100 deri 200 dollarë për produktin e tyre, të cilat mund t’i gjeni në Office Max, Office Depot dhe Kmart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat