SHBA sanksione Venezuelës/ Reagojnë Kombet e Bashkuara, ndërsa Maduro nis ‘hakmarrjen’ - Bota Sot
SHBA sanksione Venezuelës/ Reagojnë Kombet e Bashkuara, ndërsa Maduro nis ‘hakmarrjen’

Amerika

SHBA sanksione Venezuelës/ Reagojnë Kombet e Bashkuara, ndërsa Maduro nis ‘hakmarrjen’

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:01
Donald Trump dhe Nicolas Maduro

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka kritikuar sanksionet e fundit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Venezuelës duke thënë se ato do të intensifikojnë vuajtjet e miliona njerëzve atje.

Michelle Bachelet, një ish-president i Kilit, tha se sanksionet ishin “jashtëzakonisht të gjera” dhe do të godisnin seksionet më të rrezikuara të shoqërisë.

Masat e njëanshme ngrinë të gjitha pasuritë e qeverisë së Venezuelës në SHBA dhe do të ndalojnë transaksionet tregtare. Sanksionet kanë për qëllim grupimin e disa lloje presionesh ndaj Presidentit Nicolas Maduro që të tërhiqet.

Por pas sanksioneve të SHBA-së ka ardhur edhe reagimi i Venezuelës e cila ka vendosur të ndërpresë negociatat me opozitën. Gjithashtu qeveria e Venezuelës ka dënuar mbështetjen që lideri i opozitës Juan Guaido i bëri sanksioneve të SHBA-së.

Në një deklaratë qeveria e Venezuelës shprehet: Kemi vëzhguar sesi lideri i opozitës feston, mbështet aksione të dëmshme ndaj vendit tonë. Sanksionet e SHBA-së janë veprime të dëmshme për sovranitetin e kombit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...