Kryen vetëvrasje në burg dosti miliarder i Donald Trumpit, që u akuzua për abuzim me vajza të mitura

Amerika

Kryen vetëvrasje në burg dosti miliarder i Donald Trumpit, që u akuzua për abuzim me vajza të mitura

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:14
Jeffrey Epstein

Multimilioneri i burgosur dhe i akuzuari për trafikim seksual, Jeffrey Epstein ka vdekur duke bërë vetëvrasje, sipas dy burimeve të autoriteteve të rendit.

Ai ishte marrë nga Qendra Korrektuese Metropolitane e New Yorkut të shtunën në mëngjes pas një sulmi në zemër dhe ka vdekur në spital, thanë burimet për CNN.

Jeffrey Epstein, 66-vjeçar ka qenë i burgosur prej fillimit të korrikut, kur ai nuk pranoi fajsinë e akuzave nga prokurorët federal të shtetit të New Yorkut pas një padie ku ai akuzohej për trafikim seksual me të vajza të reja, disa prej tyre edhe 14 vjeçare.

Lajmet për vdekjen e Epstein vijnë një ditë pasi qindra faqe dokumente gjyqi u zbuluan në gjykatën federale të New Yorkut, duke zbuluar detaje të reja të pretendimeve të abuzimit seksual kundër Epstein dhe disa bashkëpunëtorëve.

Javë më parë, Epstein ishte vendosur në një përkujdesje për mundësi të vetëvrasjes pasi ai ishte gjetur më 23 korrik në qelinë e tij në Manhattan me shenja në qafë.

Për zyrtarët e burgut nuk ishte e qartë në atë kohë nëse lëndimet të cilat nuk ishin serioze ishin të shkaktuara vetvetiu apo si rezultat i ndonjë sulmi thanë burimet. Epstein iu kishte thënë autoriteteve se ai ishte rrahur dhe ishte quajtur grabitës i fëmijëve thanë ata.

Epstein u akuzua zyrtarisht, për pjesën, për pagimin e vajzave deri në moshën 14 vjeç për të bërë seks me të në shtëpinë e tij në Manhattan dhe në vilën e  tij në Palm Beach, Florida, midis viteve 2002 dhe 2005. Prokurorët federal thanë se ai përdorte punonjës dhe bashkëpunëtorë për të joshur vajzat në rezidencat e tij dhe më pas pagoi disa prej viktimave të tij për të rekrutuar vajza të tjera që ai të abuzonte.

Një gjykatës federal në mes të muajit korrik urdhëroi Epsteinin të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit, duke hedhur poshtë kërkesën e milionerëve për t’u rikthyer në rezidencën e tij në Manhattan.

Epstein u përball me akuza të ngjashme në Florida në 2007, por nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët e Miamit që i lejuan atij të shmangë akuzat federale dhe të pranojë fajësinë për të zvogëluar akuzat federale për prostitucion.

Akuzat e reja rimorrën vëmendjen për marrëveshjen e pranimit të fajit në vitin 2008, duke nxitur zemërimin kundër saj dhe duke çuar në dorëheqjen Sekretarit të Punës te administratës së Donald Trumpit, Aleks Acosta, i cili negocioi marrëveshjen për pranimin e fajit kur ai ishte avokat i shtetit në Miami, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat