Historia prekëse e gruas me Sindromën Down, që mbeti e ve pas 26 vjetësh martesë

Amerika

Historia prekëse e gruas me Sindromën Down, që mbeti e ve pas 26 vjetësh martesë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:00
Kris Scharoun-DeForge dhe Paul Scharoun-DeForge

Një grua amerikane me Sindromën Down, e cila e humbi bashkëshortin e vet pas 26 vjet martese ka treguar se ai “ka qenë i vetmi për mua”, ndërkohë që po qëndronte pranë liqenit të Nju Jorkut.

Kris Scharoun-DeForge, 59 vjeçare, u takua me Paul Scharoun-DeForge në vitin 1998 dhe u martuan pesë vjet më vonë, duke u bërë njëri ndër çiftet e para me Sindromën Down në botë.

Paul ndërroi jetë gjatë muajit prill në moshën 56 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzhaimer, duke e lënë Krisin të ve.

Tani ajo është hapur dhe ka folur për lidhjen e mrekulleshme mes tyre dhe si ata e mbështetën njëri-tjetrin pa kushte gjatë dekadave sa ishin së bashku.

Familja e Kris dhe shoqëria u mblodhën në liqenin e Nju Jorkut për ta kujtuar Paulin. Kris tha për mediumi CBS: “Unë i propozova atij. I pëshpërita në vesh, ‘A martohesh me mua?’, dhe ai më shikoi me një buzëqeshje të bukur dhe e tundi kokën ‘Po!’ dhe ishte ai momenti kur unë e kuptova që ai është i duhuri”.

Të afërmit besojnë se martesa e tyre është më e gjata ndonjëherë mes dy personave që e kanë këtë sindromë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Çifti jetonin në Nju Jork, ndërsa familjarët e tyre kishin refuzuar që ata ta kalonin jetën në institucione, duke i injoruar këshillat e doktorëve.

Ishte dashuri në shikim të parë, u takuam në një klub vallëzimi në vitet e 80’ta.

Motra e madhe e Kris, Susan Scharoun, tha që çifti u përball me shumë rezistencë, për shkak se ishte e nevojshme që jetesën e tyre jashtë institucioneve ta mbronin në gjykatë.

“Po, kishte pak rezistencë. Ishte krijuar një ndjenjë që ata ishin fëmijë të martuar dhe jo të rritur” tha Susan.

“Çfarë shpresoj është që familjet e tjera të marrin mësim nga ky rast, e njerëzit e tjerë ta njohin rëndësinë e kësaj dashurie” shtoi ajo.

Ndërsa Kris, në anën tjetër tha  që “Njerëzit si ne kanë nevojë për një mundësi. Një mundësi për ta gjetur një njeri të ëndrrave, ashtu siç e gjeta unë”.

“Unë thjesht e humba njeriun që e dua, por nuk do të dorëzohem në jetë”  shtoi ajo.

Çifti u detyruan që të bëjnë teste për aftësitë e tyre seksuale. Iu deshën pesë vite që ta fitojnë të drejtën e martesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat