230-vjetori i Departamentit amerikan të Shtetit - Bota Sot
230-vjetori i Departamentit amerikan të Shtetit

Amerika

230-vjetori i Departamentit amerikan të Shtetit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:01
230-vjetori i Departamentit amerikan të Shtetit

Shtetet e bashkuara festojnë 230-vjetorin e Departamentit të Shtetit.

Prej më shumë se dy shekuj Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët e SHBA në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë e SHBA, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror.

Ambasada e SHBA në Shqipëri thekson se përgjatë këtij viti do të postojë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Sot ambasada ka postuar një foto të Sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë në 14 shkurt 2016.

“Këtë vit, ne festojmë 230-vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë. (14 shkurt, 2016)”, thekson ambasada e SHBA në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...