Merkel: Do të diskutojmë me Brazilin për shpyllëzimet e Amazonës - Bota Sot
Merkel: Do të diskutojmë me Brazilin për shpyllëzimet e Amazonës

Amerika

Merkel: Do të diskutojmë me Brazilin për shpyllëzimet e Amazonës

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 21:26
Angela Merkel

Gjermania dhe vendet e tjera do të diskutojnë me Brazilin për shpyllëzimet e Amazonës pasi zjarret të jenë shuar atje, deklaroi sonte kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Sigurisht, ky është territor brazilian, por këto janë pyje të shiut dhe kjo është një çështje globale. ‘Mushkëritë’ e gjithë Tokës sonë janë të kërcënuar, kështu që ne duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta", tha Merkel.

Në samitin e G7 në Biarritz, Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron biseduan me presidentin e Kilit, ndërsa kancelarja gjermane tha se ata po ofronin "të gjithë ndihmën e mundshme logjistike dhe të tjera" për t'u organizuar nga BE.

Merkel shtoi gjithashtu se presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është duke investuar "forca të rëndësishme" në luftimin e zjarreve.

Me mbështetjen e avionëve ushtarakë, trupat braziliane filluan të vendosen nëpër pyjet e shiut të Amazonës për të luftuar zjarret që pllakosën rajonin me intensitet rekord..

Vendimi për të angazhuar ushtrinë vjen pas shumë kritikave ndaj presidentit të Brazilit Bolsonar dhe mënyrës se si ai ka reaguar ndaj krizës.

Përkundër shqetësimeve nga bashkësia ndërkombëtare, Bolsonaro u tha gazetarëve se situata po kthehej në normalitet. Ai gjithashtu tha se po "bisedon me të gjithë" për problemin, përfshirë presidentin e SHBA-së Donald Trump, kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe disa liderë të Amerikës Latine.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...