Deklaratë e përbashkët për Hong Kongun e Eliot Engel dhe McCaul

Amerika

Deklaratë e përbashkët për Hong Kongun e Eliot Engel dhe McCaul

Nga: Beqir Sina Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:10
Eliot Engel dhe McCaul

Uashington D.C. (2 shtator 2019 Bota sot) : Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme i Kongresit,  Eliot Engel (D-NY) dhe udhëheqësi republikan Michael MceCaul (R-TX) lëshuan deklaratën  mëposhtme në lidhje me kërcënimet e Kinës për ndërhyrje ushtarake kundër protestuesve në Hong Kong:

"Kjo e Shtunë shënon 5 vjetorin e vendimit të Pekinit për të kufizuar ashpër të drejtën universale në Hong Kong, duke shkaktuar protestat e “Lëvizjes Umbrella” të vitit 2014.” shkruajn dy udhëheqësit e këtij komiteti të Kongresit në këtë deklaratë.

Simbas tyre thuhet se “Mosrespektimi i vazhdueshëm i Pekinit nga detyrimet e tij nën Deklaratën e Përbashkët ka minuar autonominë e Hong Kongut, përkeqësuar ankesat ekzistuese dhe gërryen sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e qytetit.”

Ndërkaq qê javët e fundit, thotë deklerata ne kemi parë një vendosmëri të admirueshme midis qytetarve dhe liderve të opozitës Hong Kongers për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me të ardhmen e tyre, është një “Një spektër i gjerë i Hong Kongers që kanë zgjedhur të vënë në rrezik sigurinë dhe lirinë e tyre personale për t'u drejtuar nga të drejtat e tyre sepse Pekini u ka mohuar atyre një zë politik.”

Dhe, kështu. thonë në dekleratën tyre dy kongresistët përfaqësues të të dy partive : “ Refuzimi i Pekinit për t'i dhënë Autoritetit të Hong Kongut gjerësinë për t'iu përgjigjur shqetësimeve të Hong Kongers ka sjellur dhe acaruar tensionet. Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes së Kinës të rishqyrtojë këtë vendim. Ne i nxisim Autoritetet e Hong Kongut që menjëherë të lirojnë ata që janë ndaluar me akuza të motivuara politikisht dhe të veprojnë me shpejtësi për të ndaluar përdorimin e forcës së tepërt kundër protestuesve. Kompromisi do të jetë i nevojshëm për të shuar tensionet dhe për të rikthyer paqen në këtë qytet të madh.”

Në fund deklerata bën thirje duke theksuar se : “Ne i nxisim autoritetet të ushtrojnë kufizim dhe të dy palët të përmbahen nga dhuna dhe të kërkojnë një akomodim paqësor që adreson shqetësimet e ligjshme të njerëzve të Hong Kongut. 30 vjet pas vrasjes masive në Sheshin Tiananmen, Partia Komuniste Kineze ka një detyrim ndaj popullit të tyre dhe botës që të zgjedhin një rrugë paqësore përpara” thuhet në deklaratë e lëshuar sot nga Kryetarit i Komitetit të Punëve të Jashtme i Kongresit,  Eliot Engel (D-NY) dhe udhëheqësi republikan Michael MceCaul (R-TX) , raporton nga SHBA korespondenti i Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat