Marina amerikane prezanton luftanijen më moderne, është e pajisur me raketat më të avancuara - Bota Sot
Marina amerikane prezanton luftanijen më moderne, është e pajisur me raketat më të avancuara

Amerika

Marina amerikane prezanton luftanijen më moderne, është e pajisur me raketat më të avancuara

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:23
Foto

Luftanija moderne e marinës amerikane që lundron në ujërat e Oqeanit Paqësor është e pajisur me armë të reja, që sipas analistëve, do të mund të ndërronin raportin e fuqive në vendet jo stabile siç është deti i Kinës Jugore, shkruan CNN.

“USS Gabrielle Giffords” është një luftanije e shpejtë e pajisur me raketa të tipit të ndryshëm, që fluturojnë nën sipërfaqen e ujit dhe vështirë se detektohen nga radarët.

Këto raketa janë dizajnuara në atë mënyrë që të manovrojnë dhe të shmangin sistemin mbrojtës së armikut. E zëdhënësi i Flotës së Tretë amerikane ka konfirmuar këto informacione për CNN, duke shtuar se këto armë do të rrisin fuqinë luftarake të marinës amerikane.

SHBA-të dhe Kina vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për militarizimin e Detit të Kinës së Jugut, rajon ky në të cilin shumë vende pretendojnë të mbrojnë interesat e tyre, por Kina kategorikisht i refuzon ato.

“USS Gabrielle Giffords” është luftanija e parë e pajisur me raketa për luftë të hapur në det, kurse në planifikohet që më shumë se 30 anije të pajisen me raketa të tilla. Bëhet fjalë për anijet që mund të manovrojnë në ujërat e cekëta dhe rreth ishujve.

Naval Strike Missile janë raketat që fillimisht ishin prodhuar për ushtrinë norvegjeze dhe me sukses janë testuar nga luftanija amerikane Coronado gjatë vitit 2014.

Këto raketa kanë rreze veprimi prej 160 kilometra, që i bie rreth 30 për qind më shumë në raport me rrezen e veprimit të raketave “Harpoon” që marina amerikane i ka përdorur deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...